Filtri i video-lojës Tekken po shkakton migrenë

8 months ago 36
Reklamë

Një përdorues i platformës X, ka postuar një video të një filtri për ata që nuk arrijnë t’i dallojnë ngjyrat.

Por, filtri nga videoloja Tekken 8, duket se ka efekt negativ te njerëzit, duke u shkaktuar atyre migrenë.

Aktualisht, videoja ka më shumë se nëntë milionë shikime, por njerëzve nuk iu la përshtypje pasi luftëtarët e videolojës shfaqeshin si figura me vija të zeza.

Aktivistët konfirmuan se pamjet nuk duhet të shpërndahen më pasi mund të ndikojnë negativisht te problemet me shikimin.

Gjithashtu, kjo u pohua edhe nga shumë përdorues të platformës, të cilët theksuan kokëdhimbjen e madhe që iu ka shkaktuar filtri. /Telegrafi/

Read Entire Article