Fitore me rekord te PSG, Kylian Mbappe feston golin e 251 me ekipet

1 year ago 32
18:13 29/10/2023

Ngushtohen distancat me kreun

PSG vazhdon ecurinë pozitive në kampionat. Gjiganti francez triumfoi me shumë vështirësi, 3-2 në transfertën e Brest, falë një dopiete të yllit të skuadrës, Kylian Mbappe. Zajre-Emeri zhbllokoi takimin pas 16 minutash lojë.

Epërsi e thelluar në 2-0 nga Mbappe, që ekzekutoi në perfeksion kundërsulmin i vetëm përballë portierit kundërshtar.

Reagimi i vendasve ishte i shpejtë, duke arritur që të barazonin shifrat në 2-2. Fillimisht, u ngushtuan në fundin e pjesës së parë, ndërsa në të dytën u vendosen ekuilibrat.

Barazim që zgjati deri në minutën e 89-të. Një penallti e akorduar nga sistemi VAR u dërgua në rrjetë nga Kylian Mbappe. Francezi shënoi golin numër 251 në nivel ekipesh, me PSG që ngushton kështu distancat me 1 pikë me Nisës kryesues.








Të ngjashme

Read Entire Article