Fjolla Morina me akuza të tjera për ish-bashkëshortin, e quan borxhli dhe kriminel

4 months ago 6
Reklamë

Këngëtarja Fjolla Morina ka hedhur sërish akuza të forta ndaj ish-bashkëshortit të saj, Fisnik Syla.

Ajo ka zgjedhur platformat sociale për të ndarë me ndjekësit e saj një video ku analisti politik Milaim Zeka akuzon ish-partnerin e Morinës për një borxh të pashlyer.

Videoja e postuar në InstaStory të Fjollës vjen me një mesazh të qartë dhe provokativ: “Shiheni e mësoni ju mediat që e merrni nëpër intervista”, duke i drejtuar kështu gishtin akuzues mediave që, sipas saj, janë duke i dhënë hapësirë një personi që ajo e konsideron të papërshtatshëm për të tillë vëmendje.

Foto: Fjolla Morina/InstaStory

Por akuzat e saj nuk përfundojnë me kaq. Në një InstaStory të mëpasshëm, këngëtarja e famshme për këngët si “FB” nuk nguroi të etiketojë ish-burrin si “kriminel”, duke iu drejtuar mediave me një ton kritik: “Ju mediat që merreni me një kriminel, e e thirrni nëpër emisione sojin e tij”.

Ky shpërthim i ri i Morinës në rrjetet sociale tregon se mosmarrëveshjet dhe konfliktet me ish-partnerin e saj nuk janë shuar, pavarësisht kohës që ka kaluar.

Foto: Fjolla Morina/InstaStory

Ajo ka bërë të qartë që ndjenja e padrejtësisë dhe dëshira për të qenë e dëgjuar e shtyjnë të mos heshtë dhe të vazhdojë të flasë hapur për çështjet e saj personale. /Telegrafi/

Read Entire Article