Fjolla Morina thekson linjat joshëse në pozat e reja provokuese

11 months ago 18
Reklamë

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina mbetet ndër personazhet më të komentuara në shoëbizz.

Ajo është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale dhe çdo postim i saj merr vëmendje dhe komentohet nga fansat e saj.

Fjolla nuk ka hezituar që edhe së fundmi të sjell disa imazhe të reja provokuese në llogarinë e saj në Instagram.

Foto: Fjolla Morina/Instagram

E veshur me një trupore të zeza dhe të tejdukshme në pjesën anash, Fjolla dukej tejet joshëse.

Për një dukje edhe më elegante, autorja e “Syn syn” u kombinuar edhe me një palë çizme me taka.

Flokët e gjata i la të valëzuara dhe të lëshuara sipër, teksa kishte edhe makijazh të theksuar. Ndërkohë, të shumta ishin komentet dhe pëlqimet nga ana e admiruesve të saj.

Ndryshe, Fjolla tashmë ka konfirmuar se është në lidhje të re dashurie, por nuk e ka bërë publik identitetin e tij. /Telegrafi/

Read Entire Article