Fjolla vulos spekulimet për ribashkimin me Fisnik Sylën, publikon foto pranë të dashurit të saj të ri

4 months ago 7
Reklamë

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina përfundimisht i dha fund spekulimeve për ribashkim pasi publikoi dy imazhe në ‘InstaStory’ në krahët e të dashurit të saj të ri.

Ditë më parë, ish-partneri i saj Fisnik Syla bëri “lëmsh” rrjetin duke publikuar një video të këngëtares duke nxitur spekulime për ribashkim.

Megjithatë, një gjë e tillë është mohuar nga Fjolla dhe së fundmi duket se ajo vulosi spekulimet duke publikuar foto me partnerin e saj të ri.

Ishin dy foto të cilat ajo i ndau në ‘InstaStory’ ku shfaqej në krahët e të dashurit të saj, për të cilin nuk është bërë i ditur identiteti.

Megjithatë, ajo kishte bërë të ditur javë më parë nisjen e një romance të re. /Telegrafi/

Read Entire Article