Flakët jashtë kontrollit në Filis të Athinës, po digjen banesat

1 year ago 24
Reklamë

Gazetari Artur Bibe ndodhet në Filis, në periferi të Athinës ku zjarri i madh ka dalë jashtë kontrollit.

Siç duket edhe nga pamjet, vendi është i mbuluar nga tymi ndërsa shumë shtëpi po digjen. Në një banesë të vogël, ndodhen dy kuaj, të cilët refuzojnë të largohen.

Autoritet greke janë duke evakuuar banorët, ndërsa helikopterët po përpiqen të shuajnë zjarrin me përmasa gjigante. Temperaturat e larta dhe era e fortë jo vetëm që vështirësojnë procesin por edhe përhapin edhe më shumë flakët.

Top Channel

Read Entire Article