Flakët shkrumbojnë banesat në periferi të Athinës

1 year ago 24
Reklamë

Flakët të cilat kanë përfshirë disa qytete në periferi të Athinës kanë shkrumbuar disa banesa.

Korrespodenti i Top Channel, Artur Bibe, i cili ndodhet në zona industriale të  Magulës në Athinë thotë se dëmet janë kolosale dhe se kjo zonë ka shumë dëmtime nga flakët.

Linjat e tensionit të lartë që furnizojnë Athinën me energji po rrezikohen nga zjarret që kanë pushtuar vendin.

Qindra hektarë pyje janë nën pushtetin e flakëve, ndërsa në vendngjarje ndodhen zjarrfikëset të cilat e kanë të vështirë shuarjen për shkak të terrenit të vështirë.

Top Channel

Read Entire Article