Fondacion me emrin “Matthew Perry”

10 months ago 34
Reklamë
23:34 06/11/2023

Në ndihmë të njerëzve që vuajnë nga varësia nga alkooli dhe droga

Një fondacion është krijuar në emër të aktorit Matthew Perry, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Fondacioni ka si qëllim të ndihmojë njerëzit që “luftojnë me sëmundjen e varësisë”. Tashmë po pranohen donacione për të ndihmuar individët nën varësinë e drogës apo alkooli.

Të udhëhequr nga fjalët dhe përvojat e tij dhe të nxitur nga pasioni për të bërë një ndryshim në sa më shumë jetë të jetë e mundur, ka qenë mesazhi i themeluesve. Organizata sponsorizohet dhe mirëmbahet nga bamirësia publike Fondi Kombëtar Filantropik. Perry, i cili luajti Chandler Bing në “Friends”, ishte i hapur për përpjekjet e tij për t’u rikuperuar nga abuzimi me drogën dhe alkoolin.

Në një intervistë vitin e kaluar, Perry tha se shpresonte të mbahej mend më shumë për përpjekjet e tij për të ndihmuar të tjerët që luftojnë me varësinë. Aktorit të serialit ikonë “Friend” Matthew Perry iu dha lamtumira e fundit në një ceremoni private, vetëm nga familjarë, të afërm dhe miqtë e tij.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article