Forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër krimit e trafikimit të drogës, Balla takon homologun italian, Matteo Piantedosi

1 year ago 63
Reklamë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim me Ministrin e Brendshëm të Republikës së Italisë Matteo Piantedosi, ku ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e pakushtëzuar të Italisë ndaj Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit të Bashkimit Europian.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla ka theksuar se kryefjalë e takimit ishte forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të lëndëve narkotike dhe krimit ndërkufitar. “Me Ministrin e Brendshëm të Republikës së Italisë Matteo Piantedosi, diskutuam për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të lëndëve narkotike dhe krimit ndërkufitar.

Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakushtëzuar që Italia i ka dhënë Shqipërisë në ngritjen e kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese shqiptare dhe në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian”, shkruan Balla.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article