Formimi i Kryesisë së re të PS, Rama mbledh të besuarit e tij në selinë rozë

1 week ago 35
Reklamë

Kryeministri Edi Rama dhe njëherazi kryetari i Partisë Socialiste ka mbledhur ditën e sotme kryesinë e re të socialistëve.

Mbledhja e sotme që do të mbahet në selinë rozë pritet të shënojë hapin e parë të punës pas formimit të këtij forumi të ri.

Kryesia e re e Partisë Socialiste është e përbërë nga 5 politikane gra dhe 5 politikanë burra, të cilët janë Albana Kociu, Anila Denaj, Etilda Gjonaj, Klodiana Spahiu, Lindita Nikolla, Arben Pëllumbi, Erion Brace, Eduart Shalsi, Igli Hasani, Toni Gogu.

Me nisjen e sesionit të ri parlamentar PS ka nisur punën për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, duke vënë theksin te një “rienergjizim” i kësaj force politike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article