“Forumi Shqiptar” hyn në qeveri/ Nik Gjeloshaj: Arritëm të përmbushim synimet e programit tonë

1 year ago 28
Reklamë

Koalicioni “Forumi Shqiptar” i ka thënë ‘po’ koalicionit dhe do të bëhet pjesë e qeverisë së 44 të Malit të Zi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i forumit Nik Gjeloshaj.

Përpos kushteve të vendosura, shqiptarët do të marrin postin e Ministrit të Administratës Publike dhe Zëvendës Kryeministrit për Investimet Kapitale.

NIK GJELOSHAJ

“FORUMI SHQIPTAR”

“Gjatë negociatave, Forumi shqiptar arriti të përmbushë programin e tij sipas të cilit do të kemi decentralizim, bastoret dhe kazinot do të vendosen në sistem krejtësisht ndryshe nga ajo që janë tani deri në mbyllje totale dhe që do të sigurojmë pension të pleqërisë për të gjithë qytetarët”

Gjeloshaj shkruan gjithashtu se në fokus do të jetë edhe avancimi i programit të forumit, barazia e të gjithë qytetarëve dhe kombeve si dhe rritja e ekonomisë.

Në parlamentin e ri të Malit të Zi, nga zgjedhjet e fundit dolën gjithësej 6 deputetë nga 81 në total. Tre prej tyre duke përfaqësuar direkt shqiptarët dhe interesat e tyre përmes partive nacionale.

Negociatat për formimin e Qeverisë së 44-të të Malit të Zi po hyjnë në fazën përfundimtare ndersa mandatin për përbërjen e Qeverisë së re, Millojko Spajiç, përveç partive shqiptare ia ka ofruar edhe Partisë Boshnjake, e cila gjithashtu ka pranuar.

Spajiç u propozua nga presidenti Milatoviç në 10 gusht dhe për formimin e qeverisë së re afati është 90 ditë.

Read Entire Article