FOTO- Aksident i frikshëm/ “BMW X6” fluturon nga rruga poshtë në digën e liqenit të Tiranës

1 year ago 14
Reklamë

Një aksident i frikshëm është shënuar mëngjesin e kësaj të marte në digën e Liqenit Artificial në Tiranës.

Një automjet tip “BMW X6” ka përfunduar në digën e Liqenit te “Rruga e Kosovarëve” duke vënë në rrezik jetën e këmbësoëve të shumtë që frekuentojnë këtë zonë për ecje dhe aktivitete sportive dhe si pasojë e shpejtësisë drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur në murin anësor të digës.

Paraprakisht mësohet se makina ka ardhur nga rruga poshtë digës dhe për shkak të shpejtësisë ajo ka fluturuar në digë duke u përplasur në murin mbrojtës të digës.

Ndërkaq mësohet se policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Tiranës, ku pritet të sqarohet rrethanat e këtij aksidenti.

Read Entire Article