FOTO/ Një nga njerëzit e rrallë që mund të shohë legjendën e F1, kush është partnerja e djalit të Schumacher

1 week ago 25

Nusja e ardhshme e Michael Schumacher, Laila Hasanovic, është një nga njerëzit e paktë jashtë familjes së tij që ka shansin të shohë legjendën e F1.

Ajo është partnerja 24-vjeçare e djalit të vogël të Michael Schumacher, Mick.

Laila lindi në Bosnje, por u rrit në një qytet të vogël në Danimarkë përpara se të transferohej në Kopenhagë në moshën 19-vjeçare. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe ka mbi 300 mijë ndjekës në Instagram.

Çifti kanë qenë së bashku për 18 muaj, ndërsa Bild raporton se që nga fillimi i lidhjes së tyre, ajo ishte e vetmja partnere e lejuar për të parë ‘vjehrrin’ e saj.

Michael Schumacher u shfaq për herë të parë në publik pak ditë më parë, në dasmën e vajzës së tij, Gina, në shtëpinë e tyre familjare në Spanjë.

Është hera e parë që njerëzit e afërt e shohin atë jashtë që kur pësoi një dëmtim të trurit që i ndryshoi jetën gjatë skijimit në dhjetor 2013.

Read Entire Article