Foto/ Një parajsë buzë liqenit! Ky është hoteli më i mirë në botë

11 months ago 29
Reklamë

Në shpalljen e 50 hoteleve më të mira në botë, Passalacqua mori vendin e parë, duke lënë pas hotele shumë më moderne.

Juria u fokusua në gjithçka që e bën atë kaq të veçantë:

Liqeni i Komos me të drejtë konsiderohet si një nga destinacionet më romantike dhe më të famshme në botë, një nga vendet ku e kaluara e lavdishme dhe historia e shkruar kryesisht në vilat e tij mbresëlënëse, është në dialog të pafund me fytyrën e tij aktuale kozmopolite.

Sot, liqeni i tretë më i madh në Itali dhe vendlindja e “epokës së vilave”, vendtakimi preferuar artistik dhe aristokratik të Evropës për shekuj me radhë, zona që frymëzoi poetë, shkrimtarë, piktorë, kompozitorë dhe regjisorë dhe në hijeshinë e saj të cilës i janë nënshtruar politikanë dhe yje të panumërt të kurorëzuar, ajo është ende ëndrra e fundit e atyre që duan të zhyten për pak kohë në artin unik të “dolce vita” italiane. 

Ndër rezidencat private të lakmueshme dhe akomodimet me pesë yje, vjen kompleksi verbues i Passalacqua për të hyjnizuar legjendën e Komos dhe për t’u mësuar mysafirëve të tij shprehjen e preferuar të italianëve, “dolce far niente”- kënaqësia e të mos bërit asgjë.

Një parajsë buzë liqenit

Passalacqua është një përvojë qëndrimi e përqendruar në ngrohtësinë, intimitetin dhe komoditetin e një vile në pronësi private, ku mbretëron luksi elegant dhe stili i pashembullt. Vila është ndërtuar në vitin 1787 për kontin Andrea Lucini-Passalacqua, në fshatin simpatik të Montrasio, një nga më piktoreskët e krahut jugperëndimor të liqenit.  

Vetëm në vitin 2018, vila me kopshtet e saj të mëdha u ble nga familja De Santis, me përvojë në industrinë e turizmit si pronarë të hotelit spektakolar Grand Hotel Tremezzo. Një restaurim dhe rinovim i gjerë që zgjati 3 vjet, rezultoi në rihapjen e portave të Passalacqua në qershor 2022, duke rinovuar rolin e tij historik si një pikë referimi dhe model mikpritjeje në zonë. 

Që në fillim, qëllimi i familjes De Santis ishte që Passalacqua të ringjallte konceptin italian të “villeggiatura”, zakoni i shumëpritur i fisnikëve që lanë pallatet e tyre urbane dhe u shpërngulën në vilat e tyre fshatare për gjithë verën, së bashku me familjen e gjerë, miqtë dhe stafi i shërbimit, një mundësi për mbledhje të gëzuara, argëtim dhe freskim. 

Qëndrimi në ëndrra

Të vendosësh se në cilën nga dhomat ultra elegante dhe suitat luksoze të Passalacqua të qëndrosh është e vetmja vështirësi që do të hasësh në këtë mjedis ëndrrash. 

Tetë dhoma në Palazz ndajnë të njëjtën atmosferë joshëse romantike, secila ruan karakterin e vet, katër në Casa al Lago ku do të ndiheni sikur zotëroni kopshtet, pishinën dhe liqenin, ndërsa nga pjesa tjetër e vendosur në vilën spektakolare, gjysma janë të bollshme, suita, me hapësira luksoze dhe pamje nga liqeni.

Me një fjalë, çdo detaj i vogël dhe i madh i kujdesshëm, i kombinuar me mjedisin absolutisht magjepsës të liqenit që ju rrethon, komplotojnë për të përshkruar qëndrimin tuaj në Passalacqua dhe udhëtimin tuaj në Como me kualifikimin “mrekulli!”.

Top Channel

Read Entire Article