FOTO/ Sulmet izraelite në Bejrut, ja momenti kur një bombë godet pallatin shumëkatësh

2 hours ago 34

Ndërsa një bombë goditi një pallat shumëkatëshe në zonën e Tayouneh të Bejrutit të premten, qindra libanezë u mblodhën në rrugë disa metra më larg ndërtesë, për shkak të një paralajmërimi evakuimi. Mes personave të mbledhur aty ishte edhe një fotograf i Associated Press. Hassan Ammar nxitoi të shkonte në vendngjarje, duke marrë pozicionin e tij në një distancë të sigurt duke përdorur një lente të gjatë. Kur dëgjoi zhurmën e predhës, Ammar e kishte pozicionuar tashmë aparatin e tij dhe filloi të shkrepte menjëherë foto, duke kapur bombën në ajër dhe teksa ajo zbriste ku përfundoi me një shpërthim masiv.

Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima, por pjesa më e madhe e ndërtesës u kthye në rrënoja, shkruan CNN. Ushtria izraelite tha se ndërtesa përmbante objekte që i përkisnin grupit militant libanez Hezbollah.

Disa javë më parë, një tjetër fotograf i AP, Bilal Hussein, kishte kapur një skenë pothuajse identike kur një bombë e ngjashme e fuqishme goditi një ndërtesë në Bejrut. Ushtria izraelite ka pohuar se merr masa për të reduktuar viktimat civile duke lëshuar paralajmërime përpara shumë sulmeve të saj në Liban. Më shumë se 3,200 njerëz janë vrarë në Liban gjatë 13 muajve të luftimeve midis Izraelit dhe Hezbollahut, shumica prej tyre që nga mesi i shtatorit, nga të cilët rreth 27% ishin gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Libanit.

Read Entire Article