FOTO/ Sulmuesi shqiptar bëhet “hit” në mediat botërore, i ngatërrojnë nënën me gruan

2 weeks ago 29

Futbollisti shqiptar, Leon Dajaku, i cili luan për Hajduk Split në Kroaci së fundmi është vënë në qendër të vëmendjes.

Kjo jo për shkak të ndodhive në fushën e blertë, por ka qenë nëna e tij që ka bërë bujë.

Ajo ka publikuar foto me të birin dhe ndjekësit në rrjetet sociale kanë “fërkuar sytë”. Nëna e Leonit duket në fakt si moshatarja e tij dhe me të drejtë ndjekësit e kanë ngatërruar me partneren.

Blerta, nëna e Leon Dajakut

Fotoja e tyre ka bërë xhiron e rrjetit dhe gjithashtu mediat botërore e kanë ngatërruar nënën e futbollistit me partneren e tij.

“Ndërsa bomba bionde mund të duket se është në të 20-at e saj, ajo po plaket si vera e mirë dhe në fakt është në të 40-at”, shkruan britanikja The Sun.

Blerta, nëna e futbollistit është bërë edhe gjyshe pasi Dajaku dhe partnerja e tij mahnitëse, Leonie June, sollën në jetë një vajzë, Nava, në muajin mars./vizionplus.tv

Read Entire Article