FOTO/ Vijëzime të reja në kryqëzimin e rrugëve “Sami Frashëri” e “Gjin Bue Shpata”, Veliaj: Tirana, një qytet më i sigurt për të gjithë

2 weeks ago 38
Reklamë

Siguria ndaj këmbësorëve është një ndër prioritetet e bashkisë së Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj, bën më dije se në rrjetin rrugor të Tiranës janë shtuar kalime të reja të këmbësorëve me anë të vijëzimit.

Bëhet fjalë për vijëzimet e reja në kryqëzimin e rrugëve “Sami Frashëri” – “Gjin Bue Shpata” duke bërë të mundur që siguria e këmbësorëve të jetë më e lartë.

“Vazhdojmë punën për të siguruar një qytet më të sigurt për të gjithë! Kemi përfunduar shënjimet e reja të kalimtarëve në kryqëzimin e rrugëve “Sami Frashëri” – “Gjin Bue Shpata”.

Veliaj2Veliaj2

Këto përmirësime janë të domosdoshme për një trafik më të rregullt dhe për t’u dhënë përparësi këmbësorëve tanë”, shkruan Veliaj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article