FOTOT/ Barrikadë “trup më trup”, deputetet e PD, Zhupa e Hoti i zënë rrugën Spiropalit dhe Xhafajt të futen në Kuvend

10 months ago 35

Bllokimi i derës së Kuvendit nga Garda e Republikës dhe konfrontimi fizik me deputetët demokratë, bëri që edhe disa socialistë, përfshi edhe ministra të kishin vështirësi për tu futur sot në seancë parlamentare.
Fotot e fiksuara nga agjencia LSA tregon momentet kur ministrja Elisa Spiropali dhe deputeti socialist, Etjen Xhafajn tentuan të futen në Parlament nga dera anësore që përdoret zakonisht për gazetarët.

Por aty janë përballur me dy deputetet demokrate, Ina Zhupa dhe Elda Hoti që nuk i kanë lejuar të futen në ambientet e brendshme të Kuvendit.

Kjo ka bërë që socialistët të gjejnë zgjidhje alternative duke iu bashkuar pas disa minutash kolegëve të tyre që prisnin të votonin projektligjet e rendit të ditës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article