FOTOT- Këto janë dy motrat Pushani, Marsela goditi disa herë me thikë Amandën, për shkak të konsumimit të alkoolit

1 year ago 18
Reklamë

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka siguruar foton e viktimës dhe autores së ngjarjes së rëndë që ndodhi një ditë më parë në kryeqytet, por që u mbajt e fshehur nga familja Pushani.

Kjo është Amanda Pushani, 37-vjeçarja e cila u qëllua disa herë me thikë nga motra e saj.

Ndërsa vajza në foton e mëposhtme, është autorja, Marsela Pushani, 40-vjeçe. Kjo e fundit u arrestua disa orë pas ngjarjes së rëndë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një debati mes dy motrave. Në dëshminë e saj në polici, autoja tha se e motra, kishte kërcënuar atë dhe nënën se do i vriste, pasi viktima dyshohet se ka qenë përdoruese e alkoolit.

Read Entire Article