Fotot/ Kujt do ia merrte mendja se të qenit këmbëzbathur do të ishte në modë, Kanye West tërheq vëmendjen

1 year ago 28
Reklamë

Kanye West dhe partnerja e tij, Bianca Censori kanë tërhequr të gjithë vëmendjen në rrugët e Romës.

Reperi 46-vjeçar i cili së fundmi është rikthyer në skenë gjatë një performance me Travis Scott u pa duke përkëdhelur 28-vjeçaren.

Artisti i lindur në Çikago ishte veshur me të zeza, me një xhaketë dhe pantallona, ​​ndërsa ishte këmbëzbathur, shkruan DailyMail.

Bianca ishte e veshur me një kostum të tejdukshëm që ekspozonte linjat saj.

Bianca iu bashkua ekipit të “Yeezy” në nëntor të vitit 2020 dhe renditet si shefja e arkitekturës për markën në faqen e saj në LinkedIn.

Biznesmenia u rrit në Melburn dhe fitoi një diplomë në arkitekturë nga një universitet atje.

Në janar, dyshja u martuan në një ceremoni intime, por spekulohet se nuk është një martesë e ligjshme.

Top Channel

Read Entire Article