Kanye West dhe partnerja e tij, Bianca Censori kanë tërhequr të gjithë vëmendjen në rrugët e Romës.
Reperi 46-vjeçar i cili së fundmi është rikthyer në skenë gjatë një performance me Travis Scott u pa duke përkëdhelur 28-vjeçaren.
Artisti i lindur në Çikago ishte veshur me të zeza, me një xhaketë dhe pantallona, ndërsa ishte këmbëzbathur, shkruan DailyMail.
Bianca ishte e veshur me një kostum të tejdukshëm që ekspozonte linjat saj.
Bianca iu bashkua ekipit të “Yeezy” në nëntor të vitit 2020 dhe renditet si shefja e arkitekturës për markën në faqen e saj në LinkedIn.
Biznesmenia u rrit në Melburn dhe fitoi një diplomë në arkitekturë nga një universitet atje.
Në janar, dyshja u martuan në një ceremoni intime, por spekulohet se nuk është një martesë e ligjshme.
Top Channel