Fotot/ Luiz Ejlli rrethohet nga policët, ç’po ndodh?

1 year ago 98
Reklamë

Artisti Luiz Ejlli ka publikuar disa momente nga xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”.

Ai ka publikuar një foto në rrjete sociale i rrethuar nga policë, ndërsa vetë është veshur me të zeza.

Më parë fituesi i Big Brother VIP 2 publikoi një foto me aktorin e mirënjohur nga Kosova, Luan Jaha.

Krahas angazhimeve në muzikë dhe publikimit të disa këngëve që prej daljes nga shtëpia më e famshme në vend, ai është pjesë e kastit të filmit së bashku me Olta Gixharin.

“Në kuadër të dashurisë” shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre, ndërsa momentalisht po zhirohet në qytetin e Korçës.

Top Channel

Read Entire Article