Fotot unike, Kim Kardashian nuk njihet me këtë pamje

11 months ago 25
Reklamë
15:06 26/09/2023

U bë mjaft e njohur nga një  reality shoë i saj, më pas vendosi të përfshihej në biznes dhe ia doli jashtëzakonisht mirë, e ndërsa tashmë konsiderohet si një muzë frymëzimi, e cila vazhdimisht kalon çdo kufi. Bëhet fjalë për Kim Kardashian.

Në kopertinën e fundit të CR Fashion Book, 42-vjeçarja duket shumë ndryshe, përtej asaj të zakonshmes që jemi mësuar të shohim. Kim shfaqet me flokë të shkurtër, vetulla të holla, me një pamje sa e thjeshtë aq edhe goditëse për syrin e publikut.

E themeluar nga Carine Roitfeld në vitin 2012, CR Fashion Book është një revistë dygjuhëshe dhe platformë online rreth stilit, kulturës dhe frymëzimit. Është zakon të prezantohen personazhe të famshëm, si Beyoncé dhe Rihanna, por edhe fytyra të reja me perspektivë të madhe. Në përgjithësi, CR paraqet një mënyrë të re për të parë modën dhe botën.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article