Fredi Beleri e zhvendos betejën në Gjykatën e Lartë

1 year ago 65
Reklamë

Beteja ligjore e të zgjedhurit të Himarës, Fredi Beleri për tu liruar nga qelia e paraburgimit, u zhvendos në Gjykatën e Lartë.

Kësaj here ai ka dorëzuar dy rekurse që mbajnë datën 6 shtator, njërën për shpalljen e paligjshme të arrestit në flagrancë dhe tjetra për tabulatet e përgjimit të Prokurorisë së Vlorës.

Të dyja këto kërkesa janë bërë edhe me herët në të dyja shkallët e gjyqësorit, si në Gjykatën e Posaçme, ashtu edhe në atë të Apelit, por janë rrëzuar.

Rekurset do të shqyrtohen të ndara, ndonëse prekin të njëjtin person të marrë të pandehur e afati ligjor për t’i gjykuar ato, është 60 ditë.

Kërkesat e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, u bënë vetëm një ditë pas rezolutës së miratuar nga asambleja politike e Partisë Popullore Europiane, e cila kërkoi që Shqipëria të lejojë Belerin të bëjë betimin.

Rezoluta e konsideron të qëllimtë mbajtjen e Belerit në burg duke thënë se shteti shqiptar nuk po respekton parimin e prezumimit të pafajsisë dhe se shtetet aspirante për në BE nuk duhet të sillen në këtë mënyrë.

E menjëhershme ishte edhe përgjigjja e kreut të ekzekutivit, Edi Rama, i cili në llogarinë e tij në Facebook tha se qëndrimi i tij në burg, nuk është politik, por i takon drejtësisë së reformuar shqiptare.

Fredi Beleri u arrestua 48 orë përpara procesit zgjedhor të 14- majit, nën akuzën e blerjes së votave.

Read Entire Article