Fredi Beleri kërkon syzet në seancë: Më kanë çuar në Fier, si kam marrë dot! “Boshatiset” burgu i Durrësit, transferohen dhjetëra ish-zyrtarë

9 months ago 22

Në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme, nga kafazi i xhamtë, Fredi Beleri u bëri me shenjë familjarëve të tyre ku kërkonte syzet pasi nuk lexonte dot dokumentet.

Ky fakt në dukje banal, shërbeu si shkak që një prej punonjësve të policisë ta pyeste se ku i kishte çuar syzet, duke deklaruar se e kishin transferuar nga burgu i Durrësit në atë të Fierit.

Për, Fredi Beleri nuk është zyrtar i vetëm i transferuar në këtë burg. Bashkë me të janë transferuar edhe të dënuar apo arrestuar të tjerë përfshirë ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako apo ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka apo Safet Gjici.

Këta janë disa nga emrat e transferuar, ndërsa në listë janë edhe persona të tjerë, kryesisht ish-zyrtarë. Lëvizjet vihen pas ngjarjes së rëndë në burgun e Peqinit dhe denoncimeve të forta të gazetares Klodiana Lala mbrëmjen e shkuar në emisionin “Open”, ku denoncoi faktin se të burgosurit në Durrës trajtoheshin në mënyrë të privilegjuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article