“Frikën nuk e njoh, të vërtetën do e mbroj me çdo çmim”, Salianji pas gjyqit në Apel: S’ka asnjë fakt si mund të inkriminohem në këtë çështje

7 hours ago 23
Reklamë

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, shprehu vendosmërinë e tij për të vazhduar betejën ndaj krimit dhe pushtetit kriminal në një reagim në rrjetet sociale pas seancës në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Ai theksoi se denoncimi i krimit është një mision i tij si i zgjedhur publik, pavarësisht kostove personale.

“Unë nuk kam frikë nga asgjë përveç Zotit. Kam qenë gjithmonë në interes të publikut, duke denoncuar krimin dhe jo për të mbrojtur interesa personale,” shkroi Salianji. Ai theksoi se nuk ka akuza të rënda kundër tij, përveçse për guximin e tij për të denoncuar një familje kriminale.

Salianji përmendi se u përball në gjykatë për një rast të lidhur me një të dënuar për trafik droge, i cili jetonte i lirë falë mbrojtjes nga një ministër. Ai e konsideroi këtë si një montim politik dhe paraqiti prova shkencore për të mbështetur pretendimet e tij.

“Të vërtetën do e mbroj me çdo çmim,” përfundoi Salianji, duke shprehur besimin e tij në mbështetje nga qytetarët shqiptarë.

Reagimi i plotë:

Sot për të vijuar një betejë disa vjeçare që vetëm më lartëson bindjen se duke denoncuar krimin dhe pushtetin kriminal, i shërbej misionit si i zgjedhur publik pavarësisht çdo kostoje!
Nuk kam frikë nga asgjë përveç zotit, frikën nuk e njoh. Jam dhe kam qenë në interes të publikut duke bërë denoncime dhe jo për të mbrojtur interesa personale, as kam akuzë për vjedhje, as vrasje, as plagosje, as plaçkitje si keta që denoncoj por vetëm se kam pasur guximin të denoncoj në publik një familje kriminale!
Jam i bindur që kam bërë gjënë e duhur dhe qytetarët shqiptarë më dhanë besim maksimal kur më rimandatuan si ligjvënës. Unë sot nuk isha në SPAK por në një gjykatë të zakonshme Apeli.
E dini për çfarë? U përballa sërish në gjykatë për shkak se një i dënuar për trafik droge jetonte i lirë në Shqipëri, për shkak të mbrojtjes që i jepte vëllai i vetë ministër!
Sikurse është e qartë nga dokumentet përmes audios në sallë, nuk ka asnjë fakt si mund të inkriminohem në këtë çështje. Nga ana tjetër paraqita prova shkencore të pakontestueshme për të faktuar montimin politik të çështjes!
Të vërtetën do e mbroj me çdo çmim!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article