Fshati Kryezi në Fushë-Arrëz kthehet në atraksion turistik, turistë të shumtë bëhen një me vendasit, shijojnë traditën dhe historinë

11 months ago 35
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Fshati Kryezi në bashkinë e Fushë Arrëzit vitin e fundit ka njohur një shtim të numrit të turistëve duke u kthyer ndër zonat atraktive të veriut shqiptar fal bukurive që i ka dhuruar natyra, por dhe ajrit të pastër, klimës, qetësisë dhe mikpritjes që ofrojnë banoret.

Shumë prej banorëve të Kryeziut të larguar vite më parë nga vendlindja, të nxitur nga numri gjithnjë në rritje i vizitorëve janë rikthyer duke investuar në ndërtimin e bujtinave të reja, e duke ngjallur shpresën se e ardhmja e këtij fshati është zhvillimi i turizmit.

Ujëvarat e Kryeziut janë një destinacion më vete i Kryeziut turistik, teksa gjatë gjithë verës priten qindra turistë kryesisht të huaj që frekuentuan pishinat natyrore mes malesh.

Turistët e vlerësojnë qetësinë që ofron ky fshat, pamjet magjepse buzë lumit Fan, ushqimet dhe mikpritjen e banorëve vendas.

I njohur për traditat dhe historinë që flet për besën, trimërinë e mikpritjen tashmë Kryeziu dhe banorët e tij janë gati për një dimension të ri të të jetuarit, atë të bashkëjetesës me turistët që gjithnjë gjejnë derën e hapur, aty ende mbizotëron tradita e shqiptarit në kullat shekullore që karakterizojnë pllajën buze Fanit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article