Ftesë në 5/ Të ftuarit e përshëndesin italisht, ja reagimi që s’pritej i Bieta Sulos

1 year ago 54
Reklamë

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuar Alban Musa, Julka Gramo dhe Linda Fishta, të cilët zbuluan më tepër se çfarë duhet të presim nga “Në Shtëpinë Tonë”, që nis transmetimin këtë të hënë në ekranin e Top Channel.

Ata nuk erdhën duarbosh… Njëjtë si në spotin e “Në Shtëpinë Tonë”, Albani mbante në dorë tullumbace, Julka një buqetë me lule, ndërsa Linda një tortë të bërë vet.

Sapo Bieta iu uroi mirëseardhjen, Julka e përshëndeti edhe në italisht, e sigurisht që Bieta vijoi batutën.

Ajo i komplimentoi të tre në italisht dhe ky moment u shoqërua me të qeshura në studio.

Gjatë bisedës ishte Linda ajo që përdori gabimisht një fjalë italisht (për shkak se ka jetuar për vite atje) dhe Bieta e mirëkuptoi.

“Me kaq shumë italianë sa kemi patur këtë vit, mirë që po flasim nga pak shqip të gjithë”, tha ndër të tjera ajo.

Top Channel

Read Entire Article