Fundvit problematik për Vin Diesel, aktori akuzohet për sulm seksual

8 months ago 28
Reklamë
23:43 21/12/2023

Vin Diesel po përballet me akuza për sulm seksual.

TMZ raporton se një grua ka akuzuar aktorin e “Fast and Furious” se është përpjekur të kryejë marrëdhënie me të gjatë xhirimeve të filmit.

Asta Jonasson thotë se ishte punësuar nga një kompani produksioni që të ishte asistentja e tij ndërsa xhironte “Fast 5” në vitin 2010 në Xhorxhia. Sipas dokumenteve, Asta ndodhej në suitën e tij në Atlanta ku ndodhej me disa vajza.

Sipas saj, kur vajza e fundit u largua, ajo duhet të nxirrte Vin nga hoteli pa u vënë re nga paparacët. Por 56-vjeçari e kapi me forcë, e preku në gjoks dhe e puthi teksa ndodheshin ende në suitë dhe pavarësisht përpjekjeve të saj për t’u çliruar, ai vazhdoi me veprimet e tij.

Jonasson thotë se sulmi përshkallëzoi sepse ai u përpoq të kryente akt seksual me të dhe kur mbaroi tha “askush s’mund të thojë asgjë për Asta” dhe iku.

Disa orë më vonë, ajo u telefonua nga Samantha Vincent, motra e aktorit që e pushoi nga puna duke i thënë se nuk u nevojitej më ndihma e tyre. Ajo mendon se arsyeja e pushimit nga puna ishte rezistenca ndaj Diesel gjatë sulmit.

Në dokumente thuhet se Jonasson ndenji e heshtur për shkak të frikës së pushtetit të Vin Diesel dhe faktit që është një emigrante me kartën e gjelbër, por u frymëzua nga historitë e ngjashme të viktimave të tjera.

Asta po padit Vin, motrën e tij dhe One Race Films për sulm seksual, pushim të padrejtë nga puna dhe ambient armiqësor pune. Nga ana e aktorit nuk ka asnjë koment./tvklan.al



Të ngjashme

Read Entire Article