Fytyra e George Michael stampohet në monedhë

6 months ago 26
Reklamë
22:40 26/02/2024

Nderim nga familja mbretërore për kontributin në muzikë

George Michael, njeriu që nguliti gjurmët e Pop-it britanik në gjithë botën, është nderuar ashtu si të gjitha legjendat e muzikës së Mbretërisë së Bashkuar.

Fytyra e tij me syze dielli, ashtu siç shfaqej zakonisht në publik, është stampuar në një monedhë të veçantë të emetuar “Royal Mint” kompania që prodhon monedhat metalike në Britaninë e Madhe që është në pronësi të Ministrisë së Financave apo “Thesarit të Madhërisë së tij” siç njihet në këtë vend.

Monedha që ka nisur të shitet nga kjo e hënë, pas prodhimit të një numri të kufizuar, është një formë e veçantë nderimi që familja mbretërore i bën figurave të shquara të vendit. Ylli i muzikës britanike që ndërroi jetë në 2016-ën kur ishte 53 vjeç, shquhet për disa hite të famshme në gjithë globin, si Careless Whispers, Faith, Freedom ’90 dhe Last Christmas.

Me monedha të posaçme janë nderuar edhe figura të tjera si Dejvid Boui, Elton Xhon dhe grupi Kuins.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article