Gani Gërmia e bën të qajë, Edona James: Më duket vetja si e çmendur

11 months ago 19

Edona James është mërzitur së fundmi me konkurrentin tjetër të Big Brother VIP Kosova 2, Gani Gërminë.

Ajo duket të jetë lënduar nga Visar Dërmaku (emri i vërtetë) për shkak të disa sjelljeve që ka bërë kundrejt saj.

Transgjinorja është kthyer në dhomën e gjumit duke qarë, gjersa në ndihmë i dolën vajzat: Alba dhe Vesa Vllasaliu.

Foto: Screenshot/YouTube

Biondja iu drejtua banoreve duke i thënë se i duket vetja si e çmendur për shkak të asaj.

“Më duket vetja sikur e çmendur. Unë kam hyrë këtu për të mbajtur fytyrën time. Unë nuk jam fëmijë. Ai po bën kinse unë jam e sëmurë”, u shpreh ajo fillimisht.

Foto: Screenshot/YouTube

“Askush nuk e përmend këtë. Prej sotit nuk flas më me të. Unë nuk e lë më kështu”, theksoi Edona.

James filloi më pas të qante pasi tha se është lënduar me të vërtetë nga sjelljet e gazetarit, duke shtuar se nuk do ta lë më të bëjë shaka me të. /Telegrafi/

Read Entire Article