Gani Gërmia i drejtohet aktores së filmave për të rritur: E pata problem të të njoh pasi të kam parë vetëm zhveshur

11 months ago 19

Tashmë janë prezantuar banorët e shtëpisë më të famshme në Kosovë të edicionit të dytë.

Në mesin e tyre është aktorja e filmave për të rritur Alby si dhe gazetari e humoristi nga Kamenica, Visar Dërmaku, i njohur për publikun – Gani Gërmia.

Ky i fundit me të hyrë në shtëpi ka filluar ngacmimet ndaj konkurrentëve të tjera e një shembull konkret edhe me aktoren e lartpërmendur.

Foto: Screenshot/YouTube

Derisa po qëndronin në dhomën e ndjenjës, Ganiu e ngacmoi atë duke thënë se nuk e njohu pasi e ka parë vetëm zhveshur, bazuar në profesionin që ka.

“E pata problem të të njoh, për herë të parë po të shoh me rroba”, iu drejtua ai.

“Po nuk ka gjë, se do më shohësh me rroba tani. Mos u shqetëso ti, për rrobat e mia. Meqë më ke parë pa rroba, tani më sheh me rroba”, iu përgjigj ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Gazetari më pas vazhdoi duke bërë shaka: “Të kam parë me të gjithë kushërinjtë”.

E krejt në fund, Alby ia ktheu: “Më bëhet qejfi”.

Në shtëpi gjithsej kanë hyrë 20 konkurrentë dhe disa prej tyre janë: Linda Halimi, Edona James, Lumbardh Salihu, Vesa Vllasaliu, Monika Salihu, Blero etj. /Telegrafi/

Read Entire Article