Gani Gërmia: Kam varësi ndaj telefonit, e përdori deri në 12 orë

11 months ago 25

Gani Gërmia është një prej personazheve që ka fituar simpatinë e publikut në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova.

Ai në rrugëtimin në BBVK ka folur hapur për jetën e tij private, madje preku të gjithë me rrëfimin e tij për vëllanë e ndjerë.

Mirëpo, së fundmi Visar Dermaku (emri i vërtetë) tregoi edhe një varësi që ka ndaj telefonit.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Gjatë një bisede me Monikën dhe Ledin, ai tha Big Brother e ka ndihmuar shumë që ai të qëndroj larg telefonit.

“Unë jam totalisht i varur prej tij, sa më ka ndihmuar ky ‘reality show’ vetëm Zoti e di, ndoshta prej tetë orësh minimum jam në të, tetë deri në 12 orë”, është shprehur Gania.

Por ai tha se arsyeja se pse ai rri aq shumë në mjetet teknologjike është edhe për shkak të punës.

Theksojmë që Gania është zgjedhur ndër të preferuarit e publikut dy javë radhazi. /Telegrafi/

Read Entire Article