Gani Gërmia: Për ish të dashurën time do bëja çmos, do ta lija edhe çmimin e madh të Big Brother

11 months ago 27

Gani Gërmia së fundmi ka folur në Big Brother VIP Kosova 2 për ish-partneren e tij.

Ai thotë se ajo ka qenë me të në momentet më të vështira në jetë, veçanërisht kur ndërroi jetë vëllai i tij.

I njëjti në një bisedë me konkurrentët e tjerë tha se shpesh merr rrugë për të parë vendet që kanë qenë bashkë, por që nuk e sheh atë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Shpesh është e mjaftueshme që marrë rrugë skaj e skaj Kosovës me shku me e pa një vend ku kemi qenë bashkë, nuk e shoh atë vajzën, por vendin”, iu drejtua ai Bucit.

Ylli Dervishi në anën tjetër shtoi: “Mos po ha akoma HEBS vetëm përse je shkuar me të, a e ki për këtë që të pëlqen HEBS”.

Foto: Screenshot/YouTube

Visar Dërmaku vazhdoi bisedën, duke thënë: “Ka mundësi, HEBS është pjesë e jetës sepse kam kujtime me të. Përveç dashurisë, lidhjes, që më ka ndenjur tek kryt në kohën më të vështirë për një vit, ajo është e padiskutueshme. Jam mirënjohës. Vetëm pesë orë kur më ka ndodhur, ka qenë goditja më e madhe në familje që më ka ndodhur, e kam pasur sikletin më të madh, pas pesë orëve ka ardhur i ka qëndruar afër nënës dy ditë”.

Gazetari e humoristi shqiptar thekson më tej se do e linte edhe Big Brother-in për të.

“Vendin që e ka te Gania, me e qit para nënës atë edhe mua, atë e dua. Sot e lë aventurën në Big Brother për të. Edhe nëse nuk kisha qenë me të, sot e lë Big Brotherin. E çmoj atë person”. /Telegrafi/

Read Entire Article