Gati për t’u rrëzuar në mes të performancës, balerinat i vijnë në ndihmë Dua Lipës!

11 months ago 30
Reklamë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka kënduar në shumë vende të botës, veçanërisht gjatë turneut të saj “Future Nostalgia” vitin e kaluar, ku interpretoi thuajse në të gjitha kontinentet.

Duke pasur kaq shumë koncerte sigurisht që ndonjëherë do të ndodhë dhe ndonjë incident i vogël.

Së fundmi, një faqe e fansave të artistes ka rikthyer në vëmendje momentin kur Dua gjatë një shfaqjeje ishte gati duke u rrëzuar. Bëhet fjalë për performancën e këngës “Levitating”, e cila karakterizohet me balona të mëdhenj me dizajn hëne të cilat i bashkohen në skenë.

Mirëpo në një moment kur ajo tenton ta ndalë balonën duke e gjuajtur me këmbë, taka e saj ngec tek ajo dhe këngëtarja has vështirësi për të dalë nga situata. Ajo për pak sa nuk rrëzohet, por balerinat i erdhën në ndihmë duke larguar tullumbacin nga skena.

Videoja në fjalë është shpërndarë me shpejtësi të madhe së fundmi në rrjetin social “Instagram”. Rikujtojmë se, në podcast-in e saj ‘At Your Service’, ylli i muzikës pop Dua Lipa së fundmi zbuloi disa detaje rreth jetës së saj intime, duke shpjeguar se çfarë konsideron të rëndësishme në dhomën e gjumit.

Top Channel

Read Entire Article