Gaza pa ushqim, kamionët e ndihmave afrohen në pikat kufitare të Egjiptit

10 months ago 37

Të premten pritet të fillojë pauza e luftimeve mes Izraelit dhe Hamas, njoftoi shteti i Katërit. Pauza vjen pas gati shtatë javë luftimesh.

Familjet e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza dhe ato të palestinezëve që po vuajnë dënimin në burgjet izaelite u detyruan të presin dhe një ditë më shumë për shkak se marrëveshja nuk u firmos në kohë.

Por, teksa mes palëve pritet të fillojë armëpushimi 4-ditor, në pikën kufitare të Rafah në Egjipt, kanë mbërritur kamionët me ndihma.

Sipas paktit të arritur, Izraeli do të lejojë që të hyjnë më shumë ndihma humanitare në Gaza, ku afro 2.4 milionë njerëz po luftojnë çdo ditë me mungesën e ushqimit, ujit dhe karburantit.

Krahu i armatosur i Hamasit, konfirmoi se armëpushimi do të fillojë në orën 7:00 të mëngjesit të së premtes, ku dhe pritet që të nis shpërndarja e ndihmave për të gjithë banorët.

Top Channel

Read Entire Article