Getoar Selimi publikon foto familjare përkrah Marinës dhe vajzës së tyre nga pushimet në Afrikë

1 year ago 27
Reklamë

Reperi i njohur shqiptar, Getoar Selimi dhe bashkëshortja e tij, Marina Vjollca së fundmi kanë udhëtuar drejt Afrikës për pushime familjare.

Bashkë me çiftin është edhe vajza e tyre e vetme, Marget, portretin e të cilës ata kujdesen që të mos ta shfaqin në rrjetet sociale.

Së fundmi ishte vet reperi nga Kosova që ka postuar një fotografi të ëmbël me familjen e tij, ndërsa edhe ka bërë dedikimin e veçantë.

Foto: Getoar Selimi/Instagram

Teksa i dhuron një puthje Marinës, Getoar mbante në qafë edhe të bijën e cila shihet me një kapele plazhi dhe syza dielli.

“Përkufizimi im me katër fjalë për lumturinë. Gruaja dhe vajza ime”, ka shkruar autori i “Ani nasht”.

Ndryshe, kujtojmë që Ghetto Geasy gjatë sezonit veror që po lëmë pas erdhi me një bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Dafina Zeqiri.

Dyshja u bën bashkë për herë të parë për duetin me titullin “Flaka”, që tashmë ka grumbulluar mbi 24 milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube. /Telegrafi/

Read Entire Article