Gisele Bundchen flet për divorcin me Tom Brady

1 year ago 37
Reklamë
22:25 09/08/2023

Modelja e njohur: Ndarjet nuk janë kurrë të lëhta

Supermodelja e njohur Gisele Bundchen ka folur për divorcin nga ish-partneri Tom Brady në një intervistë për revistën e njohur “Vogue”.

43-vjeçarja tregoi se si e menaxhoi këtë situatë të vështirë në jetën e saj.

Ndarjet nuk janë kurrë të lehta, veçanërisht kur media spekulon. U përpoqa të fokusohem te fëmijët , shëndeti, projektet por edhe ëndrrat e mia.”

Edhe pse martesa e Brady dhe Bundchen përfundoi me divorc, të dy duket se kanë mbajtur një marrëdhënie të mirë pas ndarjes.

Modelja shpesh ka treguar mbështetje për ish-bashkëshortin e saj me komente të ndryshme në rrjetet sociale.

Në intervistën e saj ajo ka folur edhe se si kujdeset për veten që të jetë plotësisht e shëndetshme. Bukuroshja braziliane ka folur gjithashtu edhe për faktin sesi mësoi të vinte shëndetin e saj në plan të parë dhe të jepte shembull për të tjerët në industrinë e modelingut.

Kujtojmë se divoci i supermodeles me yllin e NFL-së u finalizua  në muajin Tetor të këtij viti. Çifti, i cili kanë qënë të martuar për 13 vite kanë dy fëmijë së bashku.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article