Gjarpri i zhdukur për më shumë se një vit gjendet mbi çatinë e një garazhi në Britani

5 months ago 8
Reklamë

Shoqata për parandalimin e mizorisë ndaj kafshëve në Britani (RSPCA) ka njoftuar se një gjarpër që kishte ikur nga shtëpia para më shumë se një viti është gjetur pasi u hodh në një çati nga një sorrë.

RSPCA tha se ekipi i tyre i është përgjigjur menjëherë thirrjes së banorit që vuri re gjarprin 3 metra në kopshtin e tij, përcjell Telegrafi.

“Kur mbërritëm, gjarpri ishte zhdukur, dhe më pas u zbulua në çatinë e një garazhi. Ne dyshojmë se sorra i kishte dhënë gjarprit një shtysë jo shumë të dobishme, por fatmirësisht, ne mundëm t’i vinim në ndidhmë”, tha RSPCA.

Gjithashtu, shoqata ka zbuluar se gjarpri ishte një kafshë shtëpiake e quajtur Agnes, dhe ishte zhdukur nga shtëpia për më shumë se një vit.

“Gjarpri kishte një infeksion të frymëmarrjes nga qëndrimi jashtë në të ftohtë, por është një mrekulli që mbijetoi fare pas kaq shumë kohësh”, tha shoqata.

“Ai është trajtuar për këtë dhe ne do t’i gjejmë një shtëpi të re në kohën e duhur pasi pronari nuk mund ta mbajë më atë”, shtoi RSPCA, duke theksuar se historia mund të tingëllojë paksa e pabesueshme. /Telegrafi/

Read Entire Article