Gjashtë konkurrentë në nominim – cili prej tyre do të eliminohet nga gara e Big Brother VIP Kosova 2?

10 months ago 10

Big Brother VIP Kosova 2 edhe në spektaklin e së hënës u shoqërua me përplot ngjarje e debate.

Siç ndodh rëndom, tre nga banorët më pak të votuar nga publiku, dërgohen direkt në nominim për të premten.

Vesa Vllasaliu, Monika Salihu e Alby the Goat – ishin vajzat që u zgjodhën më pak të preferuarat e publikut.

Veç këtyre, nominimit iu bashkuan edhe tre konkurrentë të tjerë, që nisi me një zinxhir nga kapiteni i javës, Blerando.

Edona James, Lumbardh Salihu dhe Linda Halimi qenë banorët e tjerë që gjithashtu janë në nominim për këtë javë.

Njëri prej tyre pritet të largohet të premten duke lënë kështu përfundimisht garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Telegrafi ka realizuar një sondazh për të pyetur lexuesit rreth asaj se kush mendojnë që do të eliminohet.

* Ky sondazh është i realizuar nga portali Telegrafi vetëm për të matur preferencat e publikut dhe nuk lidhet me votimin zyrtar të spektaklit Big Brother VIP Kosova 2.

Read Entire Article