Gjatë përpjekjes për t’iu afruar, gruaja lëndohet nga elefanti në Indi

6 months ago 7
Reklamë

Edhe pse elefantët njihen si gjigant të butë, ata shpeshherë mund të jenë edhe të rrezikshëm.

Shpesh në rrjete sociale shfaqen video të elefantëve teksa shfaqin anën e tyre të frikshme, nga ndjekja e veturave, e deri te trembja e kafshëve të tjera.

Së fundmi, videoja e një incidenti të ngjashëm është bërë virale në X.

Në video shihet një grua e cila po tenton të miqësohet me gjigantin ndërsa ai ishte duke ngrënë ushqimin e tij. Pak çaste më vonë, gruaja sulmohet dhe shtyhet nga elefanti i zemëruar.

Pamjet kanë tronditur përdoruesit e internetit, pasi ky nuk është rasti i parë i incidenteve me elefantë.

Bëhet e ditur se, vetëm në tre javët e fundit, në Kerala të Indisë kanë vdekur tre persona nga sulmet e elefantëve, gjë që ka ngjallur protesta. /Telegrafi/

Girl tries to make friends with an elephant and finds out pic.twitter.com/DD5jGR6qjk

— non aesthetic things (@PicturesFoIder) February 21, 2024

Read Entire Article