Gjenden disa mbetje mortore në Prekaz të Kosovës, dyshohet se i përkasin viktimave të luftës

10 months ago 10
Reklamë

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në Kosovë, ka thënë të enjten se ekipet e tij kanë hasur në mbetje mortore të viktimave, gjatë gërmimeve në Prekaz të Skenderajt.

Sipas Komisionit, eshtrat e gjetur mund të jenë potencialisht të personave të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë. Komisioni ka thënë se gërmimet janë duke vazhduar ende, dhe se mbetjeve të gjetura do t’iu bëhen analizat e ADN-së për identifikim të mundshëm. Përveç Prekazit, Komisioni ka thënë se ka kryer gërmime edhe në Arbanë të Prizrenit.

Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998/99, janë vrarë mbi 13.000 civilë. Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë. Më 2 maj, Kosova dhe Serbia – nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian – kanë arritur marrëveshje për një Deklaratë për Personat e Zhdukur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article