​Gjenden mbetje mortore në Bishtazhin, dyshohet se i përkasin luftës së fundit në Kosovë

11 months ago 13
Reklamë

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka bërë të ditur se ekipet gërrmuese në Bishtazhin kanë gjetur eshtra njerëzore të cilat dyshohet se i përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

Komisioni ka theksuar se rezultatet e eshtrave të gjetura do të bëhen të ditura pas analizave të ADN-së.

“Në vazhdën e aktiviteteve gërmuese, gjatë këtyre dy javëve, ekipet tona të KQPZH, IML dhe Policia e Kosovës, me mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, Eulexit dhe KNKK, janë duke kryer gërmime në lokacion Bishtrazhin, Komuna e Gjakovës. Sot gjatë gërmimeve, ekipet kanë hasur në eshtra njerëzore të cilat sipas antropologut dr. Valon Hyseni, i angazhuar sot në lokacion, janë me interes forenzik dhe potencialisht i përkasin viktimave të luftës së Kosovës”, sipas Komisionit.

Top Channel

Read Entire Article