Gjenden mbi 5 kg kanabis dhe dhjetëra granata luftarake/ Prangoset një person, 3 të tjerë në kërkim (EMRAT)

1 year ago 11
Reklamë

Një person është vënë në prangat e policisë, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Falë operacionit policor të koduar “Mali i kuq” u bë arrestimi i Mehmet Sallakut, banues në fshatin Shkretë si dhe u shpallën në kërkim Saba Sallaku, Andon Sallaku, dhe Ali Sallaku të tre banues në fshatin Shkretë.

Këta persona kanë kultivuar bimë narkotike në fshatin Shkretë, në afërsi të banesës së shtetasit M. S.

Gjatë kontrollit në këtë banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov, 21 granata luftarake sulmuese, 17 granata luftarake mbrojtëse, 40 ndezës unifikues granatash dhe 5.2 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të kultivimit të 320 bimëve narkotike, të gjetura dhe të asgjësuara më parë nga Policia.

Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

Read Entire Article