Gjendet i vdekur një person në Pejë, pranë trupit iu gjet një pistoletë

1 month ago 42

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Pejë.

Policia me të pranuar informacionin, menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me autoambulancën.

Trupi i pajetë i viktimës është gjetur brenda një dhome në shtëpinë e tij, dhe në afërsi të trupit është gjetur një pistoletë.

“Pas një informacioni të pranuar policia dhe autoambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes ku në shtëpinë e tij në një dhomë është gjetur trupi i pajetë i viktimës, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në afërsi të trupit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë”, ka njoftuar policia, shkruajnë mediet e Kosovës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article