Gjendet një automjet i djegur në Gjadër, dyshohet të jetë përdorur në vrasjen e Nikolin Lekstakajt

1 year ago 29
Reklamë

Një ditë pas atentatit në Balldre të Lezhës është gjetur një automjet i djegur në fshatin Gjadër. Ky automjet dyshohet të jetë përdorur në ngjarjen kriminale, ku u ekzekutua Nikolin Lekstakaj.

Mësohet se brenda automjetit është gjetur dhe një armë tip kallashnikov, e cila mund të jetë përdorur në vrasjen e një dite më parë.

Nikolin Lekstakaj u ekzekutua nga një makinë në lëvizje, brenda së cilës dyshohet se ndodheshin dy persona, atentatori dhe drejtuesi i mjetit.

Lestakaj po dilte nga një market në momentin që u qëllua me armë zjarri.

Read Entire Article