Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë. Një 13-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda garazhit në banesën e tij. Mësohet se viktima ndodhej së bashku me të atin, ndërsa raportohet se kanë një servis pranë banesës.
Ngjarja është regjistruar në Babrru, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se vdekja është shkaktuar nga aroma e pajisjeve të makinës.
Sipas babait të viktimës, ata po hiqnin baterinë e një automjeti, të cilin po riparonin.
Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.