Gjermania synon të huazojë marrëveshjen për azilkërkuesit

10 months ago 22
14:12 07/12/2023

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi në Dhomën e Ulët të Parlamentit akuzoi opozitën se po spekulon me shifrat e kostove të trajtimit të azilkërkuesve në territorin shqiptar.

Sipas Piantedosi shifrat janë të ulëta ndërsa pritet mbështetje financiare edhe nga Brukseli në kuadrin e përgjithshëm të menaxhimit të emigracionit të paligjshëm.

“Kostot e marrëveshjes me Shqipërinë janë më të ulëta se shifrat që paraqet opozita. Vetë BE-ja po e shikon me interes këtë projekti inovativ për ta huazuar atë sidomos nga Gjermania. Protokolli me Shqipërinë, synon që të mbështesë sistemin tonë të menaxhimit të flukseve migratore me krijimin e strukturave të dedikuara për verifikimin e kërkesave për hyrjen në territorin Italian, dhe, nëse jo, procedurat pasuese të riatdhesimit”, tha ai. 

Sipas ministrit të Brendshëm italian zona në Shqipëri ku do të përpunohen kërkesat për azil do të jetë si një ishull italian, subjekt i juridiksionit italian, me rregullat dhe personelin nga përtej Adriatikut.

“Shqipëria është tre herë më afër brigjeve tona se Lampedusa. Ajo zonë ku do të përpunohen kërkesat për azil do të jetë subjekt i juridiksionit italian, do të jetë si një ishull italian me rregullat dhe personelin tonë. Objektivi është që të ketë prova të prekshme të projektit deri në gjysmën e parë të 2024 , para zgjedhjeve evropiane ku mund të shihni një delegacion të qeverisë sonë duke lundruar drejt brigjeve shqiptare për vendosjen e gurit të parë të themelit”.

Piantedosi u tha deputeteve se në të njëjtën kohë Italia po rrit bashkëpunimin politik dhe teknik me vendet e origjinës te azilkërkuesve si me Libinë ashtu dhe Tunizinë për veprime të përbashkëta për riatdhesimet.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article