Gjest human nga Bradley Cooper – bën dhe shet sanduiçe për bamirësi

10 months ago 34

Aktori i Hollywoodit, Bradley Cooper, befasoi fansat e tij pasi u pa duke punuar në qendër të New Yorkut duke shitur sanduiçe.

Cooper bënte dhe shiste sanduiçe në West Village Market, i ndihmuar nga Danny DiGiampietro dhe Seth Braunstein nga ‘Angelos’ Pizzeria’.

Kjo ndodhet në qytetin e tij të lindjes, Filadelfia, ndaj ai vendosi të “përveshë mëngët” dhe të punojë në një kamion ushqimor.

Foto: X

DiGiampietro postoi detajet nga profilet e tij në rrjetet sociale dhe vuri në dukje se Bradley është natyrshëm i talentuar për ‘ushqimet e shpejta’.

U shfaqën edhe disa mikesha të njohura të aktorit, pikërisht Laura Dern, Gigi Hadid, me të cilën thuhet se aktori në një lidhje dashurie.

Foto: X

Sanduiçët kushtojnë afro dhjetë euro dhe të gjitha fondet e mbledhura shkojnë për bamirësi, domethënë ushqim për ata që kanë nevojë.

Kjo nuk është hera e parë që ylli i “A Star Is Born” bën veprime të tilla, pasi shquhet për anën e tij humane.

Foto: X

Aktorë të tjera që kanë ndihmuar në këtë aspekt janë: Drew Barrymore, Ryan Reynolds, Jennifer Lawrence, Leonardo DiCaprio, George Clooney etj. /Telegrafi/

▶️UNA GRAN PERSONA | 🤩

👨‍🍳El actor Bradley Cooper sorprendió en Manhattan preparando sándwiches en un food truck.​😎

🗯️”El 100% de las ganancias de hoy se donarán para ayudar a alimentar a los neoyorquinos necesitados”, decía una nota en el cartel del menú. pic.twitter.com/t9sE0r3ZG6

— DELPY 📱🎬 (@delpynews) December 10, 2023

Read Entire Article