Pavarësisht tensioneve jashtë Kuvendit, puna në Kuvend vijon me deputetët e maxhoranës që kanë arritur të futen në sallë.
Deputeti Frrok Gjini ka kërkuar që pjesë e seancës të jenë edhe deputetët e opozitës të cilët nuk janë përjashtuar.
Kjo kërkesë është mbështetur edhe nga kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, e cila ka vlerësuar edhe punën e gardës.
Gjini: Deputetë jo të dënuar është mirë tu krijohet mundësia të jenë prezentë në sallë. Të marrin pjesë në debat në Kuvend.
Spiropali: Duhet të jenë në Sallë. Ata që i pengojnë po bëjnë një akt të rëndë ndaj tyre dhe Gardës. Ata përballen me fyerje, janë vëllezër prindër bij të dikujt e nuk meritojnë të trajtohen në atë mënyrë.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb